Deputetët sot do të vendosin për vazhdimin e krizës me ngrohjen qendrore në Shkup

Maqedonia

Deputetët sot do të vendosin për vazhdimin e krizës me ngrohjen qendrore në Shkup

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Propozim-vendimi i Qeverisë për vazhdimin e afatit të krizës në furnizimin me ngrohje në Shkup deri më 30 prill të këtij viti, është vënë në rendin e ditës së sotme të Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri dhe të Komisionit Legjislativ, pas së cilës duhet të vendoset edhe në seancë plenare.

Më 17 janar, me propozim të Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, Qeveria miratoi vendimin për gjendjen e krizës në furnizimin me ngrohje në territorin e Shkupit, ndërsa seancën e 10 shkurtit ka miratuar vendim me të cilin miratohet shtyrja në afat deri më 30 prill të këtij viti.

Propozim vendimi duhet të duhet të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave sot do të mbajë seancë në Kuvend, e cila duhet të diskutojë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan, produkte të duhanit dhe prodhime të ngjashme, në procedurë të shkurtuar, të paraqitur nga deputetët Petar Risteski, Zoranço Jovancev, Silvana Angelevska, Olga Lozanovska, Ane Laskoska, Zlatko Penkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat