Bujar Osmani në takim me përfaqësues të organizatave qytetare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Bujar Osmani në takim me përfaqësues të organizatave qytetare në Maqedoninë e Veriut

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 13:47
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me përfaqësues të organizatave qytetare në vend. Qëllimi i takimit ishte që të shkëmbehen mendime për kontekstin e përgjithshëm të marrëdhënieve në lidhje me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ku u diskutuan edhe çështjet aktuale të politikës së jashtme.

Sipas njoftimit të MPJ-së, në suaza të takimit u shkëmbyen mendime për dinamizmin e bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve të punës dhe aktiviteteve dhe propozimeve konkrete që deri më tani kanë dalë nga puna e tyre, ndërsa u diskutuan edhe propozimet e shkëmbyera për avancimin e bashkëpunimit në më shumë fusha.

“U theksua se shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme për atmosferë konstruktive për çështjet e rëndësishme që e përcaktojnë të ardhmen evropiane të vendit. Në takim u theksua se ky debat kërkon një qasje të sinqertë nga të gjithë aktorët në vend, ku gjithë duhet të bëjnë përpjekje që t’i tejkalojmë dallimet e ndërsjella dhe të ndërtojmë pozita të përbashkëta të cilat janë shumë të nevojshme. Kohezioni është kryesor në këtë proces, në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në interes të rëndësisë së kultivimit të marrëdhënieve të harmonizuara në vend, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të organizatave të shoqërisë qytetare në proceset kyçe politike të vendit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Me këtë rast, Osmani paralajmëroi mbajtjen e Konferencës së dytë në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, në qershor të këtij viti, ku bëri apel për përfshirje aktive të organizatave qytetare që përmes propozimeve të tyre të sigurohet përmbajtje sa më e madhe dhe më e pasur programore për konferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat