Deputeti i Lëvizjes Besa: Shumica me forcë ka shtyrë shkarkimin e Fadil Zendelit

Maqedonia

Deputeti i Lëvizjes Besa: Shumica me forcë ka shtyrë shkarkimin e Fadil Zendelit

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:18
Bastri Bajrami

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Bastri Bajrami u shpreh se në tre ditët e kaluar anë Kuvend është zhvilluar një debat, ku argumentet dhe procedurat u mbivotuan nga shumica parlamentare.

Sipas tij, edhe se si deputet të Lëvizjes besa kanë qenë konstruktiv dhe të hapir, shumica aktiale këtë veprim, shprehet Bajrami, e ka marrë marrë për dobësi dhe me çdo kusht përmes forcës ka shtyrë shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga komisioni për zgjedhje dhe emërime.

“Pyetja lind sot se çka po përgatit pushteti aktual që kërkon me çdo kusht të ketë shumicë në komision dhe a po tenton që të partizojë institucionet publike, emërimet e të cilave bëhen nga Kuvendi. (Kush janë propozimet partiake për gjykatën kushtetuese qe dëshirojnë nga dera e vogël t’i kalojnë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime.) Pushteti aktual ne vend qe te angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionet ne radhët e veta, të reformoj institucionet e drejtësisë, në këto kohëra të vështira të punoj në ruajtjen dhe rritjen e mirëqenies se qytetarëve, fokusi kryesorë i saj është që ku t’i rehatoje kuadrot e veta partiake, familjaret e vet dhe si të partizojë dhe politizoj më shume institucionet publike”, shprehet Bajrami.

Ai shton se do të shqyrtojnë pozitën e tyre konstruktive.

“Nga sot paralajmërojmë se nuk do qëndrojmë heshtur dhe nuk do lejojmë që preçedentët që i krijon shumica aktuale LSDM – BDI të kalojnë në heshtje, prandaj sot publikisht po themi që në gjitha projektet që nuk janë në interes të qytetarëve por interesa te ngushta te dyshes qeverisëse LSDM -BDI do ta marrin përgjigjen e duhur përmes instrumenteve parlamentare. Ne ofruam dialog ndërsa shumica LSDM-BDI ofrojnë destruktivitet dhe force. Prandaj nga nesër do ballafaqohen me angazhim maksimal te Lëvizjes BESA me të gjitha format demokratike dhe ligjore që na mundëson rregullorja e Kuvendit dhe veprimi politik”, shprehet Bajrami./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat