Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Nga ora 10:10 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda dhe autobusëve në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

Për automjetet e tjera janë të obligueshme pajisjet dimërore”, njoftojnë nga LAMM.

Kujtojmë se ndalesë të qarkullimit të automjeteve të rënda ka edhe në rrugët Gostivar-Strazh dhe Mavrovë-Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat