Lëvizja Besa: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin

Maqedonia

Lëvizja Besa: Vërtetohen vlerësimet tona se kjo Qeveri nuk ka kapacitet për të udhëhequr me shtetin

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Lëvizja Besa përmes një komunikate njofton se “pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheq me shtetin”.

“Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërmarra për ulje të akcizës”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sipas tyre, vendimi për uljen e akcizës së naftës po del të jetë vetëm politik populiste dhe e dështuar, duke mos ditur dhe duke mos marr masa në kohën e duhur.

“Shtetit nuk i nevojiten qasje jo serioze ndaj problemeve të qytetarëve, por i duhet seriozitet dhe forca politike që do duhet që t'i paraprijnë çdo krize, ndërsa po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk ka kapacitetin e duhur për u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keqmenaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thonë nga Lëvizja Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat