Gjendet drogë në një lokal në Shkup, arrestohen 8 persona

Maqedonia

Gjendet drogë në një lokal në Shkup, arrestohen 8 persona

Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:24
Ilustrim

Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar objekt në territorin e Bashkisë së Shkupit.

Sipas njoftimit, brenda lokalit janë kontrolluar mbi 20 persona nga ku janë arrestuar A.S (19), F.A (25), A.A (24) nga Shkup, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (2) nga Gostivar.

Po ashtu ka pasur edhe një i mitur nga Shkupi, ndërsa te persona janë gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë dhe materie e bardhë.

Pas dokumentimit të rastit, nga policia paralajmërojnë kallëzime penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat