Reagim Ministrit të Arsimit të RMV-së, Jeton Shaqirit, me rastin e grevës së arsimtarëve

Maqedonia

Reagim Ministrit të Arsimit të RMV-së, Jeton Shaqirit, me rastin e grevës së arsimtarëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 prill 2022 Në ora: 00:06
Jeton Shaqiri

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, ja ç'thotë Konfuçio: "Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“ 

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, lexoni me kujdes!

"Mësuesit më të mirë janë ata që rrëzojnë qeveritë.” -(Terry Heick)

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, a është e vërtetë se mësuesit ishin ata që ta hapën derën për t'u bërë Ministër i Arsimit?!

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, ja çfarë thotë i ndrituri i mendjes, Lee Lacocca: "Në një shoqëri krejtësisht racionale, më të mirët do të ishin mësues dhe pjesa tjetër prej nesh do të duhej të vendoste për diçka tjetër”.

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, për mua nuk është hero busti i Skenderbeut në Bit Pazar, po heroinë është varri i thjeshtë i mësueses së parë, Qerimane Ismailit,  që më mësoi shkronjat e Alfabetit për ta njohur Skënderbeun.

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, ja çfarë thotë Guy Kawasaki: "Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë sonë.” 

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri, ja çfarë thotë Buda: "Armiku më i keq për ju (qeverinë) është mësuesi yt më i mirë.”

I nderuar Ministër i Arsimit, Jeton Shaqiri 

RMV-ja, qeveria dhe ministria e arsimit vlen aq sa vlen arsimtari i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat