Sali: Infermieret-akusheret janë sinonim i lindjes së një jete të re

Maqedonia

Sali: Infermieret-akusheret janë sinonim i lindjes së një jete të re

Më: 5 maj 2022 Në ora: 17:57
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Akusherëve – 5 maj, sot ka vizituar Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Ai theksoi se infermieret dhe akusheret janë sinonim i lindjes së një jete të re, një hallkë e rëndësishme në ekipin gjinekologjik dhe mbështetje e konsiderueshme dhe lehtësim për nënat në pritje të lindjes së fëmijëve.

“Së bashku me infermieret-akusheret po e shënojmë 5 majin – Ditën Ndërkombëtare të Akushereve. Ato janë sinonim i lindjes së një jete të re, një hallkë e rëndësishme në ekipin gjinekologjik dhe mbështetje e konsiderueshme e nënave të ardhshme për ta lehtësuar lindjen.

Në ditën e tyre, së bashku me menaxhmentin e KUGA-s, i falënderuam për angazhimin e tyre profesional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj nënave dhe të porsalindurve, pikërisht nga kjo klinikë po e shënojmë bashkërisht fillimin e Javës së Infermierisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Infermieret – një zë që prin”, shkruan Sali në Faecebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat