Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Mongolisë dhe të Ganës

Maqedonia

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Mongolisë dhe të Ganës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:28
Stevo Pendarovski

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Mongolisë dhe të Republikës së Ganës.

Siç informoi Kabineti i presidentit, në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale nga ana e ambasadores së re të Mongolisë, me seli në Sofje, Sajana Lhagvasuren, Pendarovski theksoi se ekzistojnë mundësi për dinamikë gjithpërfshirëse zhvillimore të marrëdhënieve mes dy shteteve, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, posaçërisht për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe për pasurimin e bashkëpunimit në domenin e kulturës, shkencës dhe arsimit.

Ambasadorja Lhagvasuren e ceki përkushtimin e plotë dhe dhënien e prioritetit më të lartë për promovim të mundësive të reja në bashkëpunimin bilateral dhe avancimin e marrëdhënieve ekzistuese miqësore mes dy vendeve.

Në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale nga ana e ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Ganës, me seli në Pragë, Xhejms Komla Niasembi, presidenti Pendarovski shfaqi bindje se me përpjekje të përbashkëta do të kontribuohet drejt thellimit dhe pasurimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e interesit të ndërsjellë të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.

Ambasadori Niasembi shfaqi bindje se do të punohet në përforcimin e marrëdhënieve të përzemërta dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në kontekst të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare, investuese dhe turistike, si dhe bashkëpunimin në nivel bilateral dhe multilateral për arritje të paqes globale dhe parimeve të qëllimeve të qëndrueshme zhvillimore.

Presidenti Pendarovski ambasadorëve të sapoemëruar të Mongolisë, Sajana Lhagvasuren dhe të Republikës së Ganës, Xhejms Komla Niasembi, u dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit përgjegjës diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat