Radev: Propozimi francez mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm

Maqedonia

Radev: Propozimi francez mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:36
Rumen Radev

I ashtuquajturi “Propozimi francez” përmban shumë kërkesa madhore bullgare, por në përgjithësi mund të kishte qenë shumë më i suksesshëm, duke përfshirë edhe protokollin bullgaro-maqedonas, nëse politikanët tanë do t’i kishin kushtuar shumë më tepër vëmendje gjithë këtij procesi;

“Nëse diplomatët e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk do të mbështeteshin vetëm në institucionin presidencial dhe nuk do të humbnin shumë kohë dhe energji duke u përpjekur që politikat e ndryshme të kryeministrit të vinin në një kornizë të pranueshme”.

Kështu deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në deklaratën e tij të parë publike për dy ngjarjet kryesore politike të së dielës, rrëzimin e qeverisë me votë mosbesimi dhe vendimin e Kuvendit bullgar për heqjen e vetos për fillim bisedimeve për anëtarësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai fjalimin e mbajti në bazën ajrore “Graf Ignatievo” afër Plovdivit, ku është mysafir në festimet me rastin e 110 vjetorit të fluturimit të parë luftarak të Forcave Ajrore Bullgare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat