Çmimet e bukës në Maqedoni vazhdojnë të rriten, prodhuesit arsyetohen me krizën energjetike

Maqedonia

Çmimet e bukës në Maqedoni vazhdojnë të rriten, prodhuesit arsyetohen me krizën energjetike

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Çmimet e reja të bukës në Maqedoni, vazhdojnë të jenë edhe më të larta.

Të njejtat lëvizin pothuajse çdo ditë, ndaj ndryshime janë vërejtur edhe sot në krahasim me çmimet e djeshme që kanë qënë të vendosura nëpër shitore.

Një bukë e vogël prej 250 gramësh, çmimi i së cilës ishte 25 denarë, tani është 28 denarë.

Bukën e madhe prej 450 gramësh deri vonë marketet dhe furrat e bukës e shisnin me këtë çmim, pra 28 denarë.

Buka e thekrit tashmë shitet për 99 denar.

Prodhuesit e bukës dhe produkteve të furrës thonë se kostot e tyre, veçanërisht për energjinë elektrike apo gazin, janë të mëdha.

Duke marrë parasysh çmimet e larta të energjisë të paralajmëruara për këtë dimër, thonë se buka mund të jetë edhe më e shtrenjtë.

Në anën tjetër, ende ka pasiguri për çmimet e ardhshme të aksioneve të grurit nga korrja e re.

Në shitoret e Shkupit dhe jo vetëm, nuk ka më madhësi “normale” 450-500 gr të bukës së grurit nën 50 denarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat