Dimovski: Radikalizim nga shtatori nëse nuk rriten pagat

Maqedonia

Dimovski: Radikalizim nga shtatori nëse nuk rriten pagat

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 19:47
Darko Dimovski

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, (LSM) Darko Dimovski sot tha se shumë punëtorë kanë përgatitur valixhet për t’u larguar nga vendi përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”.

“Ne duhet të rebelohemi dhe të kërkojmë atë që ligjërisht është e jona. Të gjitha pagat e tjera duhet të përshtaten sipas minimumit. Zgjidhja ligjore është e parashikuar. Prandaj ne do të radikalizohemi nga shtatori nëse kjo rritje nuk ndodh dhe do të thërrasim të gjithë punëtorët. Aktualisht greva është duke u zhvilluar në sektorin publik dhe është aktive. Lamë një mundësi që deri në shtator të harmonizojnë pagat”, thotë Dimovski.

Sipas tij, LSM më nuk kërkon rritje prej 2.806 denarë për të gjithë si zgjidhje solidariteti.

“Rritja tani duhet të jetë 18.4%. Shohim që buka është rritur, çmimet janë të larta… Si do të mbijetojmë? Do të presim që qeveria të bëjë një metodologji të re? Do të radikalizohemi dhe këtë le ta marrin seriozisht qytetarët, pensionistët, rinia”, tha Dimovski për “Sitel”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat