Guroret aktivizohen sërish në Labunishtë të Strugës, gjykata hedh poshtë vendimin e qeverisë për ndalimin e tyre

Maqedonia

Guroret aktivizohen sërish në Labunishtë të Strugës, gjykata hedh poshtë vendimin e qeverisë për ndalimin e tyre

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Dy vjet e gjysmë më parë u mbyllën gjashtë gurore në fshatin Labunishtë të Strugës. Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me qeverinë atyre ua morri koncesionin.

Por të njëjtat kanë filluar të hapen sërish.

Të shqetësuar nga kjo situatë, banorët e Labunishtës kërkojnë nga organet kompetente të marrin masa, në të kundërtën vetë banorët do të protestojnë dhe nuk do t’i lënë fëmijat të shkojnë në shkollë.

“Do të marrim masa më radikale, si bllokimi i rrugëve. Banorët kërkojnë bllokimin ose bojkotimin e mësimit në shkollën fillore dhe të mesme. Këtë e them sepse institucionet tona nuk kanë një interes për këtë punë dhe këtë popullatë e trajtojnë si të mos ekzistonte në këtë botë. Dmth interesat për biznes janë shumë më të rëndësishme dhe më të mëdha se interesat e vetë banorëve që ka mbi 9000 banorë”- deklaroi Alim Salloski-Kryetarë i Organizatës Natura Lab.

Nga organizata ekologjike Natura Lab kishin siguruar edhe një dokument mjekësorë në të cilin thuhet se nga janari i këtij viti në fshatin Labunishtë është rritur dukshëm numri i pacientëve të sëmurë me sëmundje malinje.

Banorët thonë se kanë kërkuar takim me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe me kryetarin e Komunës Ramiz Merko, por që asnjëri nga këto takime nuk u realizua.

TV21 kërkoi qëndrim nga Ministria e Ekonomisë për këtë situatë të krijuar në këtë fshat. Nga atje thonë se guroret kanë filluar me punë për shkak të vendimit nga ana e gjykatës administrative.

“Për koncesionet e marra të koncesionerëve MI-TRANS, AM-IS TRANS dhe VLASHI, Gjykata Administrative ka marrë aktgjykime me të cilat anulohen vendimet e Qeverisë për zgjidhjen e njëanshme të marrëveshjeve koncesionare. Ministria e Ekonomisë i kërkoi sërish Inspektoratit Shtetëror për inspektim teknik që të kryejë një kontroll, sipas udhëzimeve të dhëna në vendimet e gjykatës administrative. Pas marrjes së përgjigjes nga Inspektorati do t’ju njoftojmë sërish”- thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Problemi i banorëve të Labunishtës së Strugës është 20 vjeçar, por para dy vitesh ata menduan se e zgjidhën këtë problem një herë e mirë, por ja që ata po ballafaqohen sërish më këtë çështje që kur guroret sërish filluan me punë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat