Blazeski: Të gjitha ligjet në vend janë respektuar për hapjen e qendrës kulturore bullgare në Ohër

Maqedonia

Blazeski: Të gjitha ligjet në vend janë respektuar për hapjen e qendrës kulturore bullgare në Ohër

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:15
Blazeski: Të gjitha ligjet në vend janë respektuar për hapjen e qendrës kulturore bullgare në Ohër

Shoqata i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore në vend dhe nuk ka bërë asnjë kundërvajtje, thotë në një deklaratë për media kryetari i qendrës kulturore “Car Borisi i Tretë”, Tome Blazeski.

Nëse kemi bërë diçka të gabuar, i kërkojmë falje gjithë publikut, por nuk kemi bërë asnjë ofendim. Ne i respektuam të gjitha ligjet, me gjithë respektin për shtetin, Republikën e Maqedonisë, për maqedonasit…”, tha Tome Blazeski, kryetar i shoqatës “Car Borisi i Tretë”.

Ndërkohë, situata jashtë klubit u përshkallëzua pasi disa persona nga turma nisën të gjuanin me gurë dhe vezë drejtë ambienteve të klubit. Në disa raste ka intervenuar edhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat