Dramë familjare: Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Maqedonia

Dramë familjare: Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles.

Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e ishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin. 

Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën.

“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat