Taravari: Është koha për t’i testuar maqedonasit nëse janë për vendosjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë

Maqedonia

Taravari: Është koha për t’i testuar maqedonasit nëse janë për vendosjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:25
Taravari: Është koha për t’i testuar maqedonasit nëse janë për vendosjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë

Kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kryetar i Komunës së Gostivari, Arben Taravari në intervistën e tij për “News 24 Albania”, u shpreh se partia e tij, edhe pse në opozitë, do të përkrahë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që Maqedonia e Veriut do të mund t’i nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese nevojiten dy e treta nga 120 deputetët në Kuvend. Për momentin shumica ka 64 vota, ndërsa 8 deputetët e Aleancës për Shqiptarët, edhe pse në opozitë do t’i votojë ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, edhe pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në një paku për fillimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese, praktikisht Maqedonia e Veriut shkëputet nga Shqipëria dhe Shqipëria i vazhdon negociatat me Bashkimin Evropian, kurse Maqedonia do të mbetet në një periudhë të ardhshme”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se partia e tij ka ngritur një iniciativë për ta vendosur gjuhën shqipe në Kushtetutë kur të bëhen ndryshimet kushtetuese, ndërsa kjo mbështetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe ka mirëkuptim nga partitë më të mëdha maqedonase.

Partitë më të mëdha maqedonase kanë thënë se nuk u pengon nëse gjuha e 20% hiqet dhe vendoset gjuha shqipe, ndërsa ne momentalisht e kemi momentin për t’i testuar bashkëqytetarët tanë maqedonas a janë të gatshëm që gjuha shqipe të definohet ashtu siç duhet të jetë”, tha mes tjerash Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat