Makina me targa të Maqedonisë përplas për vdekje këmbësorin

Maqedonia

Makina me targa të Maqedonisë përplas për vdekje këmbësorin

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në autstrdën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.

Mësohet se makina e cila drejtohej nga një shtetas maqedonas i identifikuar si Berat Beciri ka përplasur këmbësoren.

Viktima, e cila është ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë në vend.

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat