Banka Popullore: Është rritur numri i kredive të gjelbra në tremujorin e tretë të këtij viti

Maqedonia

Banka Popullore: Është rritur numri i kredive të gjelbra në tremujorin e tretë të këtij viti

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Banka popullore

Po përshpejtohet rritja e kreditimit të gjelbër në tremujorin e tretë të vitit 2022, duke arritur 17,7 për qind. Kreditë e gjelbra janë të dedikuara për projekte të cilat mbështesin qëllime të qëndrueshme, ekologjike, apo qëllime të cilat kontribuojnë për tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç është zhvillimi i teknologjisë ekologjike, informojnë nga Banka popullor.

Në tremujorin e tretë, siç thonë nga BP, është rritur edhe pjesa e kredive të gjelbra në kreditë e përgjithshme, prej 3,7 për qind në tremujorin e kaluar, në 3,1 për qind, përkatësisht për 0,4 pikë procentuale. Edhe pse të dhënat tregojnë zhvendosje të volitshme, megjithatë ka hapësirë për rritje të mëtutjeshme të pjesës së kredive të gjelbra në të përgjithshmet.

“Në tremujorin e tretë, kreditë e gjelbra të sektorit koorporativ dhe amvisëri arritën 12.876 milionë denarë, përkatësisht u rritën për 31,5 milionë euro për një tremujor. Rritja e kreditimit të gjelbër i referohet më së shumti kredive të ndërmarrjeve, të cilat marrin pjesë me 5,8 për qind në kreditë e përgjithshme të ndara sektorit koorporativ. Rritja e kredive të gjelbra tek amvisëritë është më e vogël dhe ato marrin pjesë me vetëm 0,7 për qind në kreditë e përgjithshme të sektorit ‘amvisëri’”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.

Aktivitetet e kahëzuara të Bankës popullore për nxitje dhe rritje të vetëdijes tek kreditorët vendorë për financim të projekteve “të gjelbra”, përkatësisht mbështetje të investimeve në energjinë ripërtëritëse, efikasitetin energjetik, bujqësinë e qëndrueshme dhe inovacionet teknologjike, kontribuuan për rritje të kreditimit të gjelbër për pothuajse 80 për qind në fund të vitit 2019. Në periudhën e njejtë, kreditë u rritën edhe si pjesëmarrje në kreditë e përgjithshme për 0,9 pikë procentuale.

“Në shtator të vitit 2022, Banka popullore solli vendim për ndryshime tek instrumenti për rezervë të detyrueshme, përmes të cilave nxitet kreditimi i projekteve lidhur me prodhimin vendor të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse. Në këtë mënyrë, në kushte të krizës energjetike dhe rritjes së fuqishme të çmimeve globale të energjisë elektrike, Banka popullore kontribuon drejt zbutjes së presioneve dhe të problemeve strukturore në ekonomi, ndërkaq njëherit me masën, mbështeten edhe ‘financat e gjelbra’ dhe financimi i qëndrueshëm”, thonë nga BP dhe theksojnë se përmes një sërë aktivitetesh të tjera, banka jonë qendrore kontribuon për nxitje të financimit të gjelbër.

Nga Banka popullore informojnë se në rrjedhë është edhe përpunimi i strategjisë për nxitje të financimit të gjelbër, ku mes tjerash është paraparë përgatitja e udhëzimeve për punën e bankave në domenin e financave të gjelbra, përfshirë edhe për financimin transparent.

“Po ndërtohet edhe portofol i gjelbër i lerave me vlerë në rezervat devizore, ndërsa prej këtij viti Banka popullore vendosi edhe sistem të rregullt të grumbullimit të të dhënave më të hollësishme për financimin e gjelbër. Për vlerësim të rezistencës së sistemit bankar të ndryshimeve klimatike planifikohen edhe stres-teste të rregullta. Ndryshimet klimatike kanë ndikim negativ ndaj rritjes ekonomike dhe presioneve të inflacionit, posaçërisht tek ekonomitë më pak të zhvilluara, prandaj gjithnjë e më shumë banka qendrore e shohin financimin e gjelbër si pjesë të mandatit të tyre”, informojnë nga Banka popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat