MPB: Arrestohet një hajdut nga Shkupi, zbardhet një vjedhje e rëndë

Maqedonia

MPB: Arrestohet një hajdut nga Shkupi, zbardhet një vjedhje e rëndë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Në qarkun e Fakultetit Pedagogjik në Shkup, zyrtarë të policisë nga Njësiti për punë të brendshme në Karposh, dje e kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë ndaj një personi juridik, gjatë së cilës ka marrë disa sende.

Siç informojnë nga MPB-ja, sendet e konfiskuara janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

Ndërsa i mituri është ndaluar në stacionin policor.

Nga aty shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat