​Studentja Emira Selimi kërkon të hapë bibliotekën shqipe në shtëpinë e alfabetit, ICK i bashkohet nismës

Maqedonia

​Studentja Emira Selimi kërkon të hapë bibliotekën shqipe në shtëpinë e alfabetit, ICK i bashkohet nismës

Më: 22 janar 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Studentja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Emira Selimi ka ndërmarrë një nismë të veçantë, ku kërkon mbështetje që të hapë bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit.

Studentja nga Shkupi Ermira Selimi është kërcënuar në lidhje me iniciativën e hapjes së bibliotekës me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit.

Sipas saj, biblioteka planifikohet të hapet në shtëpinë ku është themeluar alfabeti i gjuhës shqipe, në muajin maj dhe se më së shumti që po kontribuojnë në dhurimin e librave, janë qytetarët e Kosovës.

Selimi nënvizoi se mesazhi kërcënues i ka ardhur nga një maqedonas, ku i thoshte se është një terroriste dhe nuk do paqe.

Ajo është shprehur se nuk është ndikuar nga kjo gjë dhe do të vazhdojë ta çoj deri në fund këtë iniciativë.

Sipas saj, biblioteka planifikohet të hapet në muajin maj dhe se më së shumti që po kontribojnë në dhurimin e librave, janë qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë, Innovation Centre Kosovo, ka njoftuar se i bashkohet nismës së studentes nga Shkupi, Emira Selimi, për grumbullimin e librave për Bibliotekën e Parë Shqipe të Manastirit - aty ku u krijua Alfabeti i Gjuhës Shqipe më 1908.

Librat mund t'i dhuroni deri më 5 shkurt në Innovation Centre Kosovo, Prishtinë. ICK është e hapur 24/7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat