MPB: Denoncime për bomba në 12 shkolla në Shkup

Maqedonia

MPB: Denoncime për bomba në 12 shkolla në Shkup

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në adresat elektronike të 12 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

Nga MPB thonë se policia po merr masa për evakuimin e sigurt të njerëzve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Edhe dje kishte denoncime për bomba, ndërsa rezultuan të rrejshme.

Detaje më të hollësishme për rastin nuk janë dhënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat