Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Manastir, arrestohet një person

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:57
Policia

MPB Maqedoni informon se më datë 07.03.2023 në ora 16:55, punonjësit e policisë kriminale në SPB Manastir e kanë arrestuar V.R.(40) nga Manastiri.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar:

 marihuanë, një kornizë armësh me tetë fishekë të kalibrit të panjohur dhe sende të tjera me mbetje marijuanë.

Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat