Vdes 20 vjeçari nga Radovishi, i cili më herët ishte arrestuar nga policia

Maqedonia

Vdes 20 vjeçari nga Radovishi, i cili më herët ishte arrestuar nga policia

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rreth orës 15:30 në Stacion policor në Radovish është denoncuar se në Spitalin e Shtipit ka humbur jetë V.A (20) nga Radovishi.

Sipas policisë, ai ka përfunduar në spital pasi që më herët ishte arrestuar nga policët pas kontrollit në shtëpinë e tij me urdhër gjyqësor, nga ku i ishte gjetur marihuanë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat