Bankat në Maqedoni “rrjepin” qytetarët me provizione të ndryshme

Maqedonia

Bankat në Maqedoni “rrjepin” qytetarët me provizione të ndryshme

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Vitin e kaluar bankat në Maqedoni kanë pasur të ardhura neto prej mbi 100 milionë euro, vetëm nga provizionet dhe kompensimet. Banka Popullore do t’i shpallë publikisht çmimet e shërbimeve më të shfrytëzuara nga të gjitha bankat në mënyrë që qytetarët të krahasojnë se cila është më e lira.

Provizioni për pagesë të fletëpagesës në sportel – 50 denarë, provizion për mbajtje llogarie 40 denarë në muaj, provizion prej 9 denarë për transaksion nëse e paguan përmes bankingut elektronik, provizion për transaksion tjetër – 100 denarë, kosto e përdorimit të bankingut elektronik 35 denarë, aplikimi për kredi 600 denarë. Këto shuma janë të ndryshme në banka të ndryshme.

Vitin e kaluar, të 13 bankat në Maqedoni së bashku kanë pasur fitime neto prej mbi 100 milionë euro, vetëm nga provizionet dhe kompensimet, sipas të dhënave të Bankës Popullore.

Në vitin 2022, bankat realizuan fitim rekord pas tatmimit prej mbi 157 milionë euro, që është 8.5 milionë euro më shumë se një vit më parë. Ata kanë fituar 287 milionë euro nga kamata, 32 milionë euro më shumë se në vitin 2021 dhe më shumë se 101 milionë euro nga provizionet dhe kompensimet, që është 10 milionë euro më shumë se një vit më parë. Bankat gjithashtu fitojnë të ardhura nga diferencat e kursit të këmbimit dhe në baza tjera.

Nga ana tjetër kanë shpenzime për operacione administrative, paga, zhvlerësime, sigurime, dëme, taksa dhe shpenzime të tjera. Në fund u mbeten 157 milionë euro të pastra.

Vetëm tri bankat më të mëdha – Stopanska, Banka komerciale dhe NLB Tutunska kanë pasur fitim prej 117 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat