Mariçiq: Dera është e hapur për OBRM-PDUM-në për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Mariçiq: Dera është e hapur për OBRM-PDUM-në për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:28
Bojan Mariçiq, zv. kryeministri për Çështje Evropiane

Duke komentuar vendimin e OBRM-PDUKM-së për të mos marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, Bojan Mariçiq, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, tha se është për të ardhur keq nëse nuk marrin pjesë dhe se çdo parti politike ka përgjegjësi, duke theksuar se dera mbetet e hapur për pjesëmarrjen e tyre.

“Unë thashë se ata e humbën shansin gjatë hyrjes sonë në NATO dhe se nuk duhet ta humbasin rastin tani kur është fjala për anëtarësimin në BE. Dera do të mbetet e hapur që ata të bashkohen. Nuk është vetëm në interes të Qeverisë apo të ndonjë politikani, ky proces është në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe duhet ta përfundojmë së bashku”, tha Mariçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së grantit të BEI-së për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, Mariçiq tha se përgjegjësia është e çdo partie politike dhe çdo politikani.

“Jam i bindur se në OBRM-PDUKM ka njerëz që e kuptojnë shumë mirë këtë dhe që nuk do të lejojnë të mbahen peng nga një lloj politike antievropiane.

Kjo do të ishte keq për shtetin, do të ishte keq edhe për partinë më të madhe opozitare.

Ne si Qeveri jemi të obliguar të flasim, të bëjmë thirrje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Nga e para na pasojnë bisedimet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk shoh arsye që ata të mos marrin pjesë, kështu që edhe nëse janë kundër, edhe nëse kanë argumente kundër, le t’i shqyrtojmë me ta në tavolinë”, theksoi Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat