Ministrja e Jashtme e Gjermanisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:56
Analena Berbok

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 23 mars 2023, njoftojnë nga MPJ.

“Bisedimet ndërmjet dy ministrave do të fokusohen në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, ndër të tjerash edhe në ndryshimet e ardhshme kushtetuese, si angazhimi ynë për vazhdimin e procesit të negociatave me Unionin.

Si tema të bisedimeve do jenë edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve me theks në bashkëpunimin e pasur ekonomik, kryesimin tonë me OSBE-në dhe bashkëpunimin në kuadër të aleancës së NATO-s në dritën e arkitekturës së lëkundur evropiane të sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në kuadër të vizitës së saj të parë në vend, theksojnë nga MPJ, ministrja Berbok, krahas takimit me homologun e saj, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa do të realizojë takime edhe me Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat