Mickoski: Për OBRM-PDUKM-në, një qeverisje me BDI-në nuk është skenar i dëshirueshëm

Maqedonia

Mickoski: Për OBRM-PDUKM-në, një qeverisje me BDI-në nuk është skenar i dëshirueshëm

Më: 23 mars 2023 Në ora: 22:46
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosk

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se nuk do kishte dashur në të ardhmen të bëjë një qeveri me BDI-në.

“Në këtë moment, një qeverisje e OBRM-PDUKM-së me BDI-në nuk është skenar i dëshirueshëm. OBRM-PDUKM më së paku dëshiron atë skenar, të ketë një qeveri me BDI-në”, tha Mickoski për “Kanal5”.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha Mickoski, do të jetë bartës i listës dhe ritheksoi se mbështet idenë për një njësi zgjedhore.

Mickoski gjithashtu informon se nuk ka komunikim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat