Ziberi: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk i plotësojnë as kriteret elementare

Maqedonia

Ziberi: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk i plotësojnë as kriteret elementare

Më: 24 mars 2023 Në ora: 10:47
Avokati i Popullit Naser Ziberi

Avokati i Popullit Naser Ziberi, mbrëmë në “Click Plus” në TV21, tha se gjendja në burgje është një nga temat më të dhimbshme në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në RMV.

“Fatkeqësisht, kushtet në burgjet tona nuk plotësojnë as kriteret minimale për vuajtjen e dënimit me dinjitet, dhe risocializimin dhe riintegrimin e atyre personave”, tha Ziberi.

Ai theksoi se në burgun më të madh në vend, Idrizovë, ku strehohet gjysma e të burgosurve në vend, është në një situatë ku nuk është i risocializuar, por i degraduar.

“Ne nuk plotësojmë pothuajse asnjë kriter sipas standardeve, pra Komisionit për Parandalimin e Torturës, apo sipas ligjit tonë për ekzekutimin e sanksioneve”, thotë Ziberi.

Sipas Ziberit, përgjigja e institucioneve është se nuk kemi mundësi hapësinore dhe nuk ka kushte materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat