Raporti i autopsisë do t’i tregojë arsyet për vdekjen e 6 vjeçares nga Manastiri

Maqedonia

Raporti i autopsisë do t’i tregojë arsyet për vdekjen e 6 vjeçares nga Manastiri

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva u shpreh se autopsia për vdekje e 6 vjeçares nga Manastiri do të tregojë arsyet e vdekjes.

Manoleva u përgjigj në pyetjet e deputetit Petar Risteski nga OBRM-PDUKM i cili tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e 6 vjeçares.

“Ka pasur kontrollë të jashtëzakonshme nga Inspektorati Shëndetësor që e nisi MSH-ja, ndërsa në ndërkohë pritet raporti i autopsisë që do të tregojë arsyen e saktë të vdekjes së 6 vjeçares. Sipas këtyre të dhënave do të dihet të themi arsyet e vdekjes”, tha Manoleva.

Ndryshe, nesër nën moton “Të gjithë jemi Jana”, nesër në Manastir do të ketë protesta, pas vdekjes së 6-vjeçares Jana Hristovska nga Kravari i Manastirit, e cila javën e kaluar ndërroi jetë në Spitalin klinik të Manastirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat