Gazetari bullgar: Nuk duhej që të kërkojmë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë

Maqedonia

Gazetari bullgar: Nuk duhej që të kërkojmë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë

Më: 14 prill 2023 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Gazetari Goran Bllagoev për televizionin bullgar bTV u shpreh nuk është dashur që Bullgaria të kërkojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Sipas tij, kjo do të thotë ndarje e bulglarëve nga maqedonasit, si popuj të veçantë.

Nuk ishte lëvizja më efektive përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, sepse automatikisht i shërben ideologjisë se bullgarët dhe maqedonasit janë të ndryshëm. Dhe kur Maqedonia t’i regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj, do të fillojë të insistojë për një pakicë maqedonase në Bullgari”, tha ai.

Sipas tij, Bullgaria duhet të fokusohet në numrin e njerëzve në Maqedoni që identifikohen si bullgarë.

Duhet të shohim se sa bullgarë ka në Maqedoni që deklarohen të tillë. Nëse janë 3.500 kundrejt mbi 120.000 personave me nënshtetësi bullgare dhe pasaportë bullgare, atëherë matematika nuk funksionon”, tha Bllagoev.

Në Bullgari ka njerëz që e identifikojnë veten si maqedonas, por sipas Bllagoevit, ata janë pasardhës të bullgarëve, të cilët, siç tha ai, janë maqedonizuar me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat