Pendarovski: Nëse Këshilli Gjyqësor nuk ka kryetar, nuk do të ketë paga për gjykatësit

Maqedonia

Pendarovski: Nëse Këshilli Gjyqësor nuk ka kryetar, nuk do të ketë paga për gjykatësit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 13:40
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski

“Derisa nuk zgjedhin kryetar të Këshillit Gjyqësor, gjyqtarët nuk mund të marrin paga”. Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sot tha se situata duhet të zgjidhet sa më shpejt sepse kjo hedh njollë të errët në të dhënat evropiane dhe demokratike të vendit.

“Ajo që e di dhe që paraqet problem është që kryetari i Këshillit Gjyqësor, kush do që të jetë, është edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor-Financiar, që do të thotë se nëse nuk ka kryetar Këshilli Gjyqësor, thënë thjesht, nuk ka kush t’i nënshkruajë vendimet për pagat e gjyqëtarëve”.

“Kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë, jo vetëm për pagat e gjykatësve, por pasi edhe hedh njollë të errët në dosjen e përgjithshme evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ka pasur reagime, edhe tek unë, edhe tek institucionet tjera për gjendjen e sistemit gjyqësor-juridik në vend”, deklaroi Pendarovski.

Shkarkimi skandaloz i Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor dhe dy përpjekjet e pasuksesshme për zgjedhjen e pasuesit të saj, presidenti Pendarovski i cilësoi skena të pakëndshme, “të cilat nuk i kemi pasur me vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat