Nxënësit nga Kavadari në ekskursionin në Francë shtyjnë autobusin për ta ndezur

Maqedonia

Nxënësit nga Kavadari në ekskursionin në Francë shtyjnë autobusin për ta ndezur

Më: 22 maj 2023 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Dobri Daskalov” në Kavadar kanë shpërndarë një video ku shihet se si fëmijët e tyre, të cilët janë në një ekskursion në Francë, e shtyjnë autobusin për ta ndezur.

Siç transmeton portali “Duma”, prindërit nuk janë të kënaqur me transportin që agjencia turistike e Shkupit “Diplomatic” ka angazhuar për realizimin e ekskursionit.

Nxënësit dëshmojnë se problemet janë shfaqur që në fillim të udhëtimit, kur në Kavadar kanë mbërritur dy autobusë, njëri prej të cilëve ka pasur defekte teknike, ndonëse e ka kaluar kontrollin teknik në Shkup.

Drejtoresha e gjimnazit, Jasmina Çuleva, për “Duma” tha se pas ndërhyrjes së parë, në të cilën është bërë kontrolli i jashtëzakonshëm teknik dhe është siguruar autobusi i duhur, tani për tani ekskursioni po zhvillohet pa probleme, por disa nga prindërit pohojnë të kundërtën dhe duke shpërndarë videon thonë se transporti duhej të ishte më i mirë dhe më i sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat