Menaxhimi i mbeturinave në Maqedoni, institucionet të angazhohen për zbatimin e ligjeve

Maqedonia

Menaxhimi i mbeturinave në Maqedoni, institucionet të angazhohen për zbatimin e ligjeve

Më: 29 maj 2023 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Institucionet në vend duhet angazhohen për zbatimin e ligjeve për menaxhimin e mbeturinave, sepse ndryshe ligjet vetëm në letër nuk japin rezultat. Ministrja e Ekologjisë Kaja Shukova, tha se ajo që është planifikuar duhet të realizohet sepse në vend tashmë janë vendosur ligjet dhe dokumentet strategjike.

Në konferencën “Zbatimi i ekonomisë recikluese në menaxhimin e mbeturinave të ngurta”, Ministria e Mjedisit Jetësor nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin për Mbeturinat e Ngurta. Kjo Shoqatë përbëhet nga më shumë se 30 kompani, organizata joqeveritare dhe ekspertë nga disa fusha, të cilët prej 10 vitesh punojnë në segmentin e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të bëjmë përpjekje të gjithë së bashku, Asociacionin për Mbeturinat e Ngurta e shohim si një partner që do të na ndihmojë në menaxhimin e mbetjeve në vend. Le të mblidhemi të gjithë së bashku si partnerë dhe më në fund të fillojmë zbatimin serioz të ligjeve për menaxhimin e mbetjeve.

Ne kemi një paketë të madhe të ligjeve, kemi dokumente strategjike, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe mbetet vetëm të zbatojmë atë që kemi planifikuar”, tha Kaja Shukova- Ministre e Ekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat