Rrugë me gjashtë korsi, do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov”, këshilltarët diskutojnë për planin e ri

Maqedonia

Rrugë me gjashtë korsi, do të hiqet muri në rrugën “Cvetan Dimov”, këshilltarët diskutojnë për planin e ri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Këshilltarët e Komunës së Çairit do të diskutojnë për planin e ndërtimit të rrugës më të frekuentuar në këtë komunë e ajo është rruga “Cvetan Dimov”.

Kjo rrugë me vite shkakton tollovi në trafik ndërsa nervozizëm te qytetarët. Së fundmi këtë boulevard do të duhet të ndërtojnë Qyteti i Shkupit së bashku me Komunën e Çairit, ndërsa sipas planit do të ndërtohen gjashtë korsi.

“Të nderuara media ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Çairit ku në rend dite është Miratimi i vendimit për bashkëpunim ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit për ndërtimin e rrugës “Cvetan Dimov”.

Përkujtojmë se ditë më parë vendimi për bashkëpunim ndërkomunal për realizimin e rrugës “Cvetan Dimov” është miratuar edhe nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat