Grkovska: Një boshllëk në sistemin tonë gjyqësor është ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Maqedonia

Grkovska: Një boshllëk në sistemin tonë gjyqësor është ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 08:51
Sllavica Grkovska

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska tha se ka zbrazëti në sistemin tonë ligjor është ligji për konfiskimin e pronës në procedurë civile.

“Pra kur konstaton se nuk ka mundësi për procedim penal, apo në terma popullorë, nëse e dimë që dikush ka qenë i papunë gjithë jetën dhe vozit një xhip 100.000 euro dhe ka një shtëpi 500.000 euro dhe nuk ka elemente për një vepër penale në Prokurori që në një procedurë e tillë civile do të mund të kontrollohet ligjshmëria e diçkaje që posedon”, tha Grkovska në “ClickPlus”.

Zv. kryeministrja theksoi se asnjëherë nuk është ndarë nga perceptimi i një qytetari të thjeshtë.

Sipas saj, sa herë që merren vendime, udhëhiqen nga ai perceptim.

“Të gjithë duam të jetojmë në një shoqëri më të mirë”, tha Grkovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat