Edhe një 20-vjeçare vdes nga gripi në Shkup, shkon në shtatë numri total

Maqedonia

Edhe një 20-vjeçare vdes nga gripi në Shkup, shkon në shtatë numri total

Më: 29 janar 2024 Në ora: 18:47
Ilustrim

Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, ka konfirmuar vdekjen e një vajze 20-vjeçare si pasojë e gripit.

Kjo është vdekja e shtatë si rezultat i gripit këtë sezon.

Vajza e cila nuk ishte e vaksinuar, është transferuar nga Klinika e Hematologjisë, shkruan Lajmpress.org

Gripi mund të shkaktojë probleme të mëdha për njerëzit me sëmundje të rënda ose kronike, thanë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Sa herë që fillon sezoni i vaksinimit të gripit, dihet se është për personat që janë në listën prioritare, për të cilët nuk ka vonesë në vaksinim, janë ndër të parët që vaksinohen dhe për të cilët vaksina do të bëhet gjithmonë. Ne i përmbahemi rekomandimeve që thamë më herët se maskat duhet të mbahen detyrimisht në objektet shëndetësore në mënyrë që të parandalohet ritransmetimi i virusit nga personi në person, veçanërisht kur tashmë e dimë se kemi njerëz të sëmurë kronikë”, deklaroi Zllate Mehmedoviç.

Në të gjithë vendin ka raste të rënda të të sëmurëve me grip të përcjella me pneumoni masive, ndërsa dy pacientë janë me aparate respirtatore, theksoi Klinika për Sëmundje Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat