Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

Maqedonia

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

Më: 17 mars 2025 Në ora: 19:39
Hristijan Mickoski

Nga Qeveria bëjnë të ditur se Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka zhvilluar takim koordinues me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojanoski.

Siç theksojnë nga Qeveria, gjatë takimi është diskutuar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse dhe analiza e detajuar për të gjitha subjektet e regjistruara si kabare, diskoteka, klube nate.

Tutje bëjnë të ditur, se që nga dita e nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve.

“Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve, pas së cilit do të dalim me informacione të detajuara”, theksojnë nga Qeveria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat