Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike e përlotur ka falënderuar mjekët e huaj për ndihmën e dhënë pas tragjedisë në Koçan

Maqedonia

Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike e përlotur ka falënderuar mjekët e huaj për ndihmën e dhënë pas tragjedisë në Koçan

Më: 5 prill 2025 Në ora: 22:38
Jasmina Gjorgievska Pavlovska

Dr. Jasmina Gjorgievska Pavlovska, drejtoresha e Klinikës Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive, me lot falënderoi mjekët nga Izraeli, Çekia dhe Serbia.

Ata erdhën të njëjtën ditë pas tragjedisë në Koçan dhe i ndihmuan shumë mjekët tanë.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu dhe na keni ndihmuar në këtë situatë.

Ju keni bërë një punë të madhe.

Na keni dhënë rrugën që duhet të ndjekim, të bëjmë më të mirën për këta shpirtra të rinj dhe t’u jepni atyre mundësinë për të parë botën”, thotë Gjorgievska Pavlovska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat