Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski, thotë se mungesa e një pjese të terapisë për pacientët me kancer është për shkak të ndryshimeve në sistemin e prokurimit publik.
Por, paralajmëron se para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile.
“Prokurimi publik vjetor aktualisht është duke u zbatuar, ai është hapur të premten e kaluar, por për shkak të problemeve teknike në Byronë e Prokurimit Publik, pra ndryshim i sistemit, është vonuar.
Tenderi është i hapur, presim kontroll nga Byroja e Prokurimeve Publike dhe para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në sasi stabile për 12 muajt e ardhshëm”, tha sot Klekovski në pyetjen e gazetarit se pse ka munguar një pjesë e terapisë për pacientët onkologjikë që nga 12 marsi.