Mbi 3 mijë doktorë shkencash në RMV janë në arsimin e lartë

Maqedonia

Mbi 3 mijë doktorë shkencash në RMV janë në arsimin e lartë

Më: 23 prill 2025 Në ora: 20:28
Ilustrim

Në arsimin e lartë të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë 3 197 doktorë shkencash, ashtu që më shumë se gjysma janë femra.

“Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2024/2025 është 4 832”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 52.3 përqind janë femra.

Më saktësisht, në arsimin e lart janë të përfshirë 3 325 mësimdhënës dhe 1 507 bashkëpunëtorë.

Në këtë periudhë, si bashkëpunëtor (asistent) janë të angazhuar gjithsej 794 persona, si lektorë 31, mësues praktik 13, bashkëpunëtor profesional 261, bashkëpunëtorë 336, etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat