Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje në pikat kufitare

Më: 7 maj 2025 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, megjithëse në rrugë me lagështirë.

LAMM njofton se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat