Nesër fillon regjistrimi në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026

Maqedonia

Nesër fillon regjistrimi në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025-2026

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nesër fillojnë regjistrimet nëpër shkollat ​​e mesme për vitin shkollor 2025-2026.

Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të përdoruesit në schools.mk.

Paraqitja e parë e regjistrimit zgjat prej më 14 deri më 17 qershor, ndërsa paraqitja e dytë është më 30 qershor. Rang- listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat ​​do t’i shpallin më 2 korrik.

Ashtu sikurse gjatë viteve të kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente në letër në shkolla ndërsa po bëhen përpjekje nga viti i ardhshëm procesi të digjitalizohet plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat