Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare “Lindje” informon qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se nesër, më 6 gusht, pika kufitare “Dellçevë” (në anën e Maqedonisë së Veriut), respektivisht “Stanke Lisiçkovo” (në anën bullgare), do të mbyllet plotësisht për të gjithë trafikun në intervalin nga ora 08:00 deri në orën 14:00.
Ky ndërprerje e përkohshme e qarkullimit është rezultat i punimeve ndërtimore që do të zhvillohen në seksionin rrugor të pikës kufitare “Stanke Lisiçkovo”, sipas njoftimit zyrtar të pranuar nga autoritetet e policisë kufitare bullgare.
Pas përfundimit të punimeve të planifikuara, pritet që trafiku të rikthehet në normalitet dhe pika kufitare të vazhdojë funksionimin pa pengesa.
Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare “Lindje” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe rekomandon planifikimin e udhëtimeve në përputhje me këtë ndërprerje të përkohshme