Vritet një person gjatë një përleshje para kazinos në Kavadar

Maqedonia

Vritet një person gjatë një përleshje para kazinos në Kavadar

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një person, i lindur në vitin 1982, humbi jetën në një përleshje para një kazinoje në Kavadar.

Ky informacion u konfirmua për AIM nga Antoan Parakeov, mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë.

“Është e vërtetë, ka ndodhur një vrasje gjatë një përleshjeje këtë mëngjes rreth orës pesë para një kazinoje. Bëhet fjalë për lëndime fatale në kokë.

Ekipi ynë mori një telefonatë dhe menjëherë shkoi në vendngjarje, por arriti në përfundimin se personi ishte i vdekur, pa shenja jete”, deklaroi për AIM, mjeku Antoan Parakeov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat