Mucunski pret Ursula von der Leyen: Pres konfirmim të mbështetjes për procesin eurointegures të Maqedonisë

Maqedonia

Mucunski pret Ursula von der Leyen: Pres konfirmim të mbështetjes për procesin eurointegures të Maqedonisë

Më: 15 tetor 2025 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në aeroportin e Shkupit këtë pasdite.

Ministri theksoi se pret konfirmim të mbështetjes për procesin e integrimit evropian nga takimet e sotme.

"Pres që takimet e sotme të konfirmojnë mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin gradual të rajonit me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e politikës së jashtme maqedonase", theksoi Mucunski.

Von der Leyen do të takohet sot me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat