Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Maqedonia

Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 12:51
Izet Mexhiti

Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media.

“Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politik, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin.

Mexhiti u shpreh:

“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.

Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI, pjesë e së cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat