​Ali Ahmeti voton në vendlindjen e tij Zajaz, uron që zgjedhjet të shkojnë mbarë

Maqedonia

​Ali Ahmeti voton në vendlindjen e tij Zajaz, uron që zgjedhjet të shkojnë mbarë

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 16:27
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Zajaz të Kërçovës, në vendin e tij të lindjes.

Ai tha se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë andaj uron që i gjithë procesi të shkojë sa më mirë, raporton KosovaPress.

“Uroj që të jenë më së miri, sepse zgjedhjet dhe standardi që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vetë shtetit. Është shkalla që arrihet në demokraci dhe mbi të gjitha uroj që të gjithë me përkushtim të punojnë sot, që të kemi një proces të drejtë”, tha ai

Maqedonia e Veriut sot po mban zgjedhjet lokale në të cilat qytetarët zgjedhin kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat