Në fshatin Sopot u gjetën mbetje të një trupi njerëzor

Maqedonia

Në fshatin Sopot u gjetën mbetje të një trupi njerëzor

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Në Departamentin për Punë të Brendshme në Kavadar u raportua se në territorin e fshatit Sopot, në komunën e Kavadarit, janë gjetur mbetje të një trupi njerëzor, njoftoi pasditen e sotme Sektori për Punë të Brendshme në Veles.

Sipas informacioneve, rasti është raportuar dje në orën 16:40.

Nga policia bëjnë të ditur se në vendngjarje ka dalë prokurori publik, së bashku me ekipin hetimor të DPB-Kavadar.

Me urdhër të prokurorit, mbetjet e gjetura janë dërguar për autopsi dhe analizë të ADN-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat