Në disa rrugë të Maqedonisë për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 50 metra

Maqedonia

Në disa rrugë të Maqedonisë për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 50 metra

Më: 15 dhjetor 2025 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Për shkak të rënies së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.

Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

NP "Rrugët e Maqedonisë" u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me drejtimin e automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Në pikat kufitare, sipas njoftimit nga LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga ana Maqedonia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat