Me 52% të votave të numëruara, Shabani merr mbi 60% të votuesve në Vrapçisht

Maqedonia

Me 52% të votave të numëruara, Shabani merr mbi 60% të votuesve në Vrapçisht

Më: 11 janar 2026 Në ora: 19:56
Isen Shabani, Zulhajrat Demiri

Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN.

Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë.

Sipas KSHZ-së, me 51,81% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara.

3. Isen Shabani - AKI - 2697 vota apo 64,72% të votuesve

5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 1350 vota apo 32,40% të votuesve.

Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat